Në garën e djeshme morën pjesë 58 automobilistë, në mesin e të cilëve edhe një femër (Blerta Bytyqi), përfshirë edhe ata me vetura civile, pasi një gjë e tillë lejohet në disiplinën e sllallomit.
Naim Dashaj i Auto Klubit Eurogoma RT është fitues i garës së parë për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm. Gara ishte në disiplinën e sllallomit dhe u zhvillua në Prizren, e që njëherësh ishte e para e këtij lloji në vendin tonë. “Jam i kënaqur me suksesin e arritur, sidomos duke marrë parasysh se ishte gara e parë. Sidoqoftë, unë kam qenë pjesëmarrës në një garë të tillë në Zagreb dhe sado pak e kisha një përvojë”, është shprehur Dashaj pas fitores. Duhet theksuar se ai jeton në Suedi, ndërsa nga atje udhëton për çdo garë të kampionatit të Kosovës.
Në garën e djeshme morën pjesë 58 automobilistë, në mesin e të cilëve edhe një femër (Blerta Bytyqi), përfshirë edhe ata me vetura civile, pasi një gjë e tillë lejohet në disiplinën e sllallomit.
Rezultatet:
Klasa I (deri 1200 cc – Grupi 1)
1.Visar Hoti (Fiat – Prizreni D&G) 1:57.546
Klasa II (1200-1600 cc – Grupi 1)
1.Majlind Musliu (Toyota – Prizreni D&G)
Klasa III (mbi 1600 cc – Grupi 1)
1.Xhengiz Troshupa (Golf 3 – RC Prishtina) 1:48:688
2.Bekim Fazliu (Opel – RC Prishtina) +08.971
3.Labinot Aliu (BMW – Gjilani) +13.627
Klasa V (mbi 1200-1600 cc – Grupi 2)
1.Arlind Takijaxhiu (Prizreni D&G) 1:53.902
2.Mitat Vuqitërna (Honda – Rahoveci) +09.479
Klasa VI (mbi 1600 cc – Grupi 2)
1.Egzon Skeraj (Honda – Prizreni) 1:54.039
2.Leutrim Sylejmani (Golf 6 – Prizreni D&G) +01.971
3.Driton Kastrati (Honda – Prizreni) +14.699
Klasa VII (deri 1200 cc – Grupi 3)
1.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G)1:52:424
2.Emin Sabir (Yugo – Prizreni D&G) +01.981
3.Agim Bajraktari (Yugo – Prishtina RT) +03.922
Klasa VIII (1200-1600 cc – Grupi 3)
1.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) 1:48.830
2.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj) +02.118
Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +03.038
Klasa IX (Mbi 1600 cc – Grupi 3)
1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 1:46.545
2.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +06.471
3.Dukagjin Mataj (Golf – Gjakova 137) +09.708
Promo
1.Jugoslav Milosevski (Opel – Maqedoni) 1:49.772
2.Goce Delcev (Yugo - Maqedoni) +02.904
3.Ervin Kosova (Golf – Shqipëri) 01.29.200
Plasmani i përgjithshëm:
1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 1:46.545
2.Xhengiz Troshupa (Golf 3 – RC Prishtina) +02.143
3. Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) +02.285