FSHF: Po shkelen proçedurat në zgjedhjet e KOKSH

Sporti

FSHF: Po shkelen proçedurat në zgjedhjet e KOKSH

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 02:04
KOKSH

Lidhur me Asamblene e KOKSH planifikuar per tu zhvilluar me date 30.06.2017 gykojme te udhes te informojme publikun se cfare po ndodh: Federatës Shqiptare të Futbollit i është komunikuar me datë 06.06.2017 shkresa e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Nr.105 Protokolluar ne datë 30.05.2017 përmes të cilës njoftohemi për zhvillimin e Asamblesë së përgjithshme të KOKSH. Bashkëlidhur njoftimit ishin formularët e akreditimit dhe formularët e propozimit të Kandidaturave. Në përputhje me afatet e përcaktuara nga Komiteti Ekzekutiv, Federata Shqiptare e Futbollit paraqiti formularët pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Sakaq, në datën 20.06.2017, na është komunikuar një tjetër shkresë zyrtare dhe e protokolluar, përmes të cilës informohemi mbi mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH në të njëjtën datë e ku kërkohet që çdo anëtar me të drejtë vote ka të drejtë të propozojë, jo më shumë se një kandidat. Duke e konsideduar kete shkrese nje perpjekje per te shtremberuar procesin zgjedhor dhe per te deformuar statutin e KOKSH ne fryme dhe ne germe, FSHF ka shpjeguar se, në referim të nenit 16 të Statutit të KOKSH, ka propozuar vetëm një kandidat për postet e parashikuara nga pika 2 e këtij neni, pra President, Zv/President, Antar Komiteti Ekzekutiv dhe Mbajtes Thesari. Sot, ne menyre jo zyrtare jemi informuar se propozimi i FSHF nuk eshte marre parasysh pasi “jane propozuar me shume se nje kandidat”.

Kjo gje na eshte konfirmuar me telefon edhe nga presidenti aktual i KOKSH z.Bezhani. Me shqetesim verejme se nje interpretim i tille eshte ne shkelje flagrante te statutit te KOKSH i cili ka parashikuar shprehimisht Asamblene Zgjedhore si forumin per zgjedhjen e Presidentit, Zv/Presidentit, Anetareve te KE dhe Mbajtesit te Thesarit (Neni 16, Pika 2). Procedura e percaktuar per zgjedhjen e ketyre posteve sipas nenit 16 pika 2.1 e 2.2 sanksionon se cdo anetar me te drejte vote ka te drejte te propozoje jo me shume se 1 kandidat. Ne interpretim te ketij neni, del qarte se behet fjale per 1 kandidat per secilin post, dhe jo 1 (nje) kandidat në pergjithesi. Qellimi i kesaj dispozite eshte i qarte dhe ka qene kjo arsyeja qe vete KOKSH i ka bashkelidhur njoftimit per Asamble nga nje formular specifik per secilin kandidat. Po të ishte ndryshe, nuk kishte arsye pse te bashkelidhte 4 formularë.

FSHF eshte informuar po ashtu per shkelje te tjera te procedurave per organizimin e Asamblese Zgjedhore qe lidhen me mos njoftim te federatave te tjera anetare dhe synon qe keto ceshtje t`i beje objekt te gjykimit perpara organeve te drejtesise sportive (por jo vetem) me qellimin e vetem, zbatimin e statutit te KOKSH dhe prodhimin e nje procesi zgjedhor te rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat