Ligjërata domethënëse për shenjëtarinë

Sporti

Ligjërata domethënëse për shenjëtarinë

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 14:41
Pamje nga kursi

Ka filluar kursi i nëntë bazik për administratorë të sportit, që këtë herë po mbahet për Federatën e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës.

Dhjetëra administratorë, zyrtarë federate, trajnerë e sportistë, po ndjekin ligjëratat, derisa ata janë me fat, pasi të pranishëm në cilësinë e ligjëruesve, janë edhe zyrtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Komitetit Olimpik Evropian.

Znj. Pamela Vipond, zëvendësdrejtoreshë e Solidaritetit Olimpik (SO) të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe z.Gianluca De Angelis, menaxher administrativ i Komitetit Olimpik Evropian (KOE), po e vizitojnë prej disa ditësh Komitetin Olimpik të Kosovës, të cilët sot po ligjërojnë në kursin bazik.

Pikërisht Solidariteti Olimpik i KON-it është mbështetës i organizimit të kurseve nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ligjërues të përhershëm janë edhe: z. Besim Hasani, drejtor kombëtar për kurse, SO-KON, z. Ibër Alaj, Memos 19, SO-KON, dhe znj. Elda Gjoka, Drejtoreshë e Kursit Kombëtar nga SO i KON-it, derisa i pranishëm është edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z.Shasivar Haxhijaj. Kursi po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët njëherit janë sponsor të KOK-ut.

Ligjëratat po i ndjek edhe Urata Rama, shenjëtarja që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike "RIO 2016". 

Deri në fund të vitit, KOK-u pritet të organizojë gjithësej 14 kurse të tilla me federata të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat