Nesër në Zym mbahet gara e dytë automobilistike në disiplinën malore.

Sporti

Nesër në Zym mbahet gara e dytë automobilistike në disiplinën malore.

Nga: B.S Më: 8 korrik 2017 Në ora: 23:51
Ilustrim

Nesër duke filluar nga ora 10:00 në Zym do të bëhet renditja e garuesve për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm, starti i vozitjes së parë është në ora 12:00, ndërsa gara pritet të mbyllet në ora 16:00 me shpalljen e fituesit.

Gara e dytë në diciplinë malore do të mbahet pas asaj që është zhvilluar në Prevallë, ndërsa paraqitja e pjesëmarrësve të garës ishte bërë të shtunën që nga ora 8:30.

Numri i pjesëmarrësve edhe kësaj radhe do të jetë i madh, pasi disiplina malore është më atraktive për garuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat