Kosova në SHBA, merr pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj

Sporti

Kosova në SHBA, merr pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 15:11
Kosova në SHBA, merr pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj

Kombëtarja e Kosovës në mundje, nesër në mbrëmje do udhëtoj për në Iowa të SHBA-së, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj që do të mbahen nga data 31 korrik deri me 8 gusht 2018. Federata e Mundjes e Kosovës është nderuar nga shteti Amerikan duke u përzgjedhur si federatë për pjesëmarrje në këto Lojëra, në të cilat marrin pjesë me shumë se 25.000 sportist nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Në këtë eveniment nga FMK, do marrin pjese këta mundës.

Lorik Ibri, Gani Halili, Urim Qaili, Samir Neziri, Arlind Selimi, Armend Kuka, Auron Syla. Mundësit do të udhëhiqen nga trajneri i kombëtares së Kosovës Mustafë Syla. Presidenti Naim Muja dhe bordi i FMK-së falënderon: Iowa Amateur Athletic Union, z.Xhavit Gashi –konsull i Kosovës ne Iowa dhe z.Kujtim Gashi – ministër në MKRS, për këtë mbështetje që mundësat tonë nga FMK të jenë pjese e kësaj ngjarje me rendësi të sportit në Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat