Paraqitje e dobët e notarëve tanë në Kampionatin Evropian

Sporti

Paraqitje e dobët e notarëve tanë në Kampionatin Evropian

Nga: K. G. Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:46
Fjorda Shabani gjatë një gare të mëhershme

Notarët e kombëtares së Kosovës e filluan dobët Kampionatin Evropian, që po mbahet në Glasgou të Skocisë. “Në ditën e parë të garave në Kampionatin Europian, janë paraqitur notarja jonë Fjorda Shabani në disiplinën 50 metra krol dhe arriti kohën 00:28:16 që është edhe përmirësim i rezultatit personal dhe Dren Ukimeraj që u paraqit në 50 metra shpinë dhe arriti kohën 00.29.78sekonda,  kohë më e dobët se koha personale e tij. Në renditjen përfundimtare Fjorda u rendit e 55-ta nga 55 pjesëmarrëse, ndërsa Dreni u rendit i 53 nga po aq pjesëmarrës”, bëhet e ditur nga Federata e Notit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat