Vaterpolo nuk është sport i njohur për shumë dashamirë sportiv në vendin tonë.
Kosova nuk ka asnjë pishinë për vaterpolo, por kryesisht ky sport është zhvilluar në ambient të hapur në liqenin e Batllavës dhe më shumë si zbavitës, por për shumë kënd ka qenë edhe atraktiv.
Në foto shihet se si janë vënë portat dhe se si u luftua në uji! Për ata pak shikues që ishin përreth ishte një atraksion, kurse për ata që luftonin në uji, një betejë më e vështirë se sa të punonin në ndërtimtari.