Dragashi do të bëhet me palestër dhe stadium

Sporti

Dragashi do të bëhet me palestër dhe stadium

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:36
Kujtim Gashi ka vizituar sot komunën e Dragashit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot komunën e Dragashit ku ka nënshkruar dy memorandume me kryetarin e kësaj komune, Shaban Shabani.

Me këtë rast kreu i Dragashit si dhe ministri kanë njoftuar se janë dakorduar për investimin prej 800 mijë euro në total, për ndërtimin e palestrës sportive dhe stadiumit të qytetit që do të nisin në vitin e ardhshëm.

Me këtë rast, Shabani ka thënë se është kënaqësi e veçantë që ka porritur sot delegacionin nga niveli qendror, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e Dragashit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat