Karateistët të vendosur t’i sjellin Kosovës medalje olimpike

Sporti

Karateistët të vendosur t’i sjellin Kosovës medalje olimpike

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 14:49
Karateistët e Kosovës

Shpresat e Kosovës në karate dhe trajnerët presin që pas medaljes së parë olimpike të fituar në xhudo, Kosovës t’i sjellin edhe medaljen olimpike të fituar në karate.

Këtë optimizëm dhe vendosmëri e shprehin trajnerët dhe nxënësit e Klubit të Karatesë “Sharri” në Ferizaj, i cili klub në garat e fundit botërore në Turqi fitoi 10 medalje, duke u bërë klubi me numrin më të madh të medaljeve të fituara.   

Shemi Shaqiri, mjeshtër i karatesë në tre-dan, aktualisht trajner i Klubit të Karatesë “Sharri” dhe trajner i Përfaqësueses së Kosovës për grup-moshat e reja, është i bindur në suksesin e rinjve në sportin e karatesë.

Shaqiri: Aktualisht në klubin tonë defilojnë rreth 60 nxënës

“Aktualisht në klubin tonë defilojnë rreth 60 nxënës, në Përfaqësuese të Kosovës kemi 5-6 garues, që marrin pjesë në gara të ndryshme në grup-mosha të ndryshme. Si garues e kemi përfaqësues Kosovën me 34 garues, prej pesë klubeve të Kosovës, Klubi i Karatesë ‘Sharri’ i ka marrë 10 medalje, por si Kosovë i kemi marrë 18 medalje në kampionatin në Turqi. Si klub kemi dal atje shumë i suksesshëm, edhe dihet rezultati që i kemi 10 medalje”, ka theksuar Shaqiri.

Ai ka treguar se arritjet e Klubit “Sharri” në këtë vit janë të mëdha, pasi kanë fituar 148 medalje, vendore edhe ndërkombëtare. Ai këtë sukses të klubit dhe të klubeve tjera e she si tregues se Kosova ka potencial për gara ndërkombëtare, kurse flete dhe për problemet që kanë sportistët për t’u pajisur me viza.

Shaqiri: Jemi duke u përgatit për grup-mosha të reja

“Kemi kuadro, jemi duke u përgatit për grup-mosha të reja, për të mbledhur pikë për Olimpiadën e të rinjve, shpresoj që do të mblidhen pikët dhe me ndonjë garues do të përfaqësohemi në Olimpiadën për të rinj. Mese shumti që ndeshemi më probleme, që e kanë krejt sportistët, me viza nuk mundemi mu pajis krejt garuesit. Kosova në dy vitet e fundit ka lulëzuar shumë në arenën ndërkombëtare në karate. Ku presim që në Olimpiadën 2020 të marrin pjesë katër garues prej Kosovës senior, që shpresojnë shumë në ta si Federatë”, ka theksuar Shaqiri.  

Karateistja Rona Emerllahu, nxënëse në Klubin e Karatesë “Sharri”, këtë vit ka fituar 9 medalje dhe synim të saj ka pjesëmarrjen në Olimpiadë dhe për sukseset e deritanishme të saj e falënderon trajnerin.

Emerllahu: Në garën të Turqi kam zënë vendin e tretë

“Unë në garën të Turqi kam zënë vendin e tretë, dmth. ka marrë pjesë e gjithë bota, aty ka pasur një konkurrencë shumë të fortë dhe kam arritur sukë shumë të mirë. Gjithashtu edhe në kampionatin e Kosovës kam qenë e treta në kata dhe në luftëra, sepse pas një lëndimi që e kam marrë nuk kam arritur që të mbërri më shumë. Pikësynimi im është që të arrij në Olimpiadë”, tha Emerllahu.

Kurse karateisti Faton Bajrami në “Turkish Open” ka fituar dy medalje të arta, ndërsa në tërë karrierën e tij të re ka fituar 86 medalje. 

Bajrami: Kam zënë dy vendet e para

“Në garën e fundit ‘Turkish Open’ në Stamboll të Turqisë kam zënë dy vendet e para, vendin e parë në komite individual dhe ekipore, kurse në kampionatin e Kosovës kamë zënë dy vendet e para në kata dhe në komite. Mendoj që jam i përgatitur mirë për olimpiada, trajneri më ka stërvitur shumë mirë”, tha ai.

Artiol Shaqiri premten që Kosovës t’i sjell vendin e parë, kurse fton bashkëmoshatarët e tij që të merren me sportin e karatesë, pasi do t’i ndihmojë në mësime dhe po ashtu është një sport relaksues.

Shaqiri: Kam fituar 70 medalje

“Kam fituar 70 medalje. Synimi im të shkoj në gara olimpike dhe të fitoj atje sa më shumë. Kosovës do t’ia sjell vendin e  parë. Unë mendoj që edhe ata të vinë me neve dhe të shkojmë bashkë në gara olimike”, tha Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat