UFC: Nuk do të ketë tur promovues për duelin McGregor-Nurmagomedov

Sporti

UFC: Nuk do të ketë tur promovues për duelin McGregor-Nurmagomedov

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 12:07
Conor McGregor

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë me dije se nuk do të zhvillohet një tur për të promovuar duelin mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov (më 6 tetor, në eventin e UFC-229), ashtu siç ndodhi një vit më parë mes McGregor e Mayweather, në duelin e boksit që ata zhvilluan në Las Vegas. Kreu i UFC-së u shpreh se nuk ka kohë për një gjë të tillë dhe se konferencat e zakonshme për shtyp që zhvillohen para eventeve të tilla do të mjaftojnë.

“Nuk kemi kohë për një tur të tillë. Këta djem do të duelojnë mes tyre javën e parë të tetorit, ndaj kanë nisur menjëherë fazën përgatitore. Ne do të bëjmë diçka argëtuese, diçka ndryshe për të afruar sa më shumë njerëz dhe për të patur një shifër rekord shitjesh PPV (pay per view-paguaj për ta parë”, u shpreh Dana White për mediat.

Kreu i UFC-së beson se nuk do të ketë asnjë incident gjatë kësaj periudhe, referuar faktit se McGregor goditi me mjete të forta autobusin me sportistë në prill të këtij viti, gjatë eventit UFC-223. “Ne mendojm se do t’i kemi gjërat nën kontroll dhe nuk do të përsëritet më ajo situatë sin ë Nju Jork. Gjithçka do të shkojë mirë dhe asgjë e këqe nuk do të ndodhë. Ftoj sportistët të përgatiten fort për duelin”, tha White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat