I forti i Kosovës, me revole në dorë, rrotullon një veturë - Bota Sot
I forti i Kosovës, me revole në dorë, rrotullon një veturë

Sporti

I forti i Kosovës, me revole në dorë, rrotullon një veturë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2018 Në ora: 12:19
I forti i Kosovës, me revole në dorë, rrotullon një veturë

Është bërë emër i famshëm jo vetëm në trojet shqiptare, Bujar Muli apo siç njihet si i forti i Republikës së Kosovës.

Ai shquhet për rekorde, për ngritje të peshave, për ndaljen me duar të veturës pavarësisht se sa i jep gaz dhe së fundit 20 thasë me beton i mbajti në shpinë.

Image

Por Muli tash tregon edhe një ekskluzivitet, duke luajtur në një film. Ai shihet me revole në dorë dhe ka rrotullua edhe një veturë. Revolja nuk është përnjëmend,  është për aktrim, për filma.  

Image

“Falënderimi i takon Zotit për çdo sukses. Së shpejti filmi i ri ‘Gjurmë pa shenjë’, me regjisor Maxim Alidini. Ku pata nderin të kam nj rol. E rrotullova edhe një veturë, por rekordet e mija nuk do të ndalen asnjëherë”, thotë Muli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...