Cilët janë kampionët e maratonës së Batllavës?

Sporti

Cilët janë kampionët e maratonës së Batllavës?

Nga: K. G. Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:42
Cilët janë kampionët e maratonës së Batllavës?

Në liqenin e Batllavës është zhvilluar gara më prestigjioze e notit në vendin tonë dhe sipas organizatorëve, rivaliteti ka qenë i madh.   

Në garën ndërkombëtare “Kosova 2018” morën pjesë notarë nga disa shtete dhe u dëshmuan mjaft të mirë në shtegun 4.2 kilometra. Në konkurrencën e femrave, Mia Kërstevska nga Maqedonia, është kampione e maratonës, duke arritur kohën 1:05:51 orë, pas saj janë: Eda Zeqiri e Kosovës (1:12:54) dhe Elona Zhugolli (Kosova) 1:25:41 orë.

Image

Te meshkujt, Alush Telaku, që jeton në Itali, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:02:22 orë, pas tij janë: Dren Ukimeraj (Kosova) me kohë 1:02:24 dhe Meriton Veliu (Kosova) me kohë 1:06:43 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat