Para 52 viteve kishte ndodhur një ngjarje e çuditshme në një hotel në Trigllav të Sllovenisë. Ishte viti 1966 dhe kurrë nuk do të harrohet nga Ejup Maxhera, njeriu që dha shumë për sportin e Kosovës, ndërsa sot ka 78 vjeç! Ai kujton një rast shumë interesant, por atëkohë ka qenë kryetar i shoqërisë sportive bjeshkatare të Prishtinës.
Në një hotel në Trigllav të Sllovenisë, ai ishte duke fjetur, por në një moment i duket diçka si ftoftë ndër çarçaf dhe kur e kthen kokën dhe e shikon, i del gjarpri dhe ikë më të shpejt! Ankohet të përgjegjësit të hotelit, por ata i thonë mos ke frikë, se nuk i kafshojnë njerëzit, se gjarpërinjtë janë adaptuar me njerëz dhe pothuajse çdo dhomë e hotelit ka llojet e tilla!
“Vendi ishte i tillë dhe gjarpërinjtë ishin mësuar me njerëz dhe nuk bënin ndonjë zullum. Por unë kur e pash e hodha më shpejtësi nga krevati dhe u largova”, tregon Maxhera ngjarjen e vitit 1966. Ndryshe Maxhera ka qenë kryetar i Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës – FBAK dhe tani është kryetar nderi i saj si dhe i Prishtinës.