Dhjetëra trajnerë të notit...

Sporti

Dhjetëra trajnerë të notit...

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 11:34
Dhjetëra trajnerë të notit...

Para pak ditëve dhjetëra trajnerë të notit kanë përfunduar me sukses nivelin e dytë të kursit teknik për trajnerë, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Pas ligjeratave teorike dhe praktike të mbajtura për disa ditë, trajnerët të dielën iu nënshtruan testit para ekspertit ndërkombëtar të FINA-s, Gerhard Nottelman, i cili njëherit ishte ligjërues.
I pranishëm në ndarjen e certifikatave, ceremoni kjo që u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, ishte edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili uroi trajnerët për përfundimin e kursit, derisa falënderoi ekspertin Nottelman për sjelljen e dijes dhe përvojës së tij në Kosovë.
Ky ishte kursi i dhjetë i organizuar.
KOK, bazuar në planin strategjik 2017 – 2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, ku falë mbështetjes që ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të vazhdojë organizimin e kurseve edhe për federatat tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat