Fury me vendim befasues për meçin me Wilder

Sporti

Fury me vendim befasues për meçin me Wilder

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 21:54
Tyson Fury - Deontay Wilder

Tyson Fury - Deontay Wilder ka gjasa të mos ndodhë.

Sipas fjalëve të Dan Rafael, dikush nga kampi i Furyt ka thënë se boksieri britanik po e rishqyrton ballafaqimin me Wilder.

Fury ishte për rreth 924 ditë jasht ringut, duke luftuar me depresionin. Kundërshtarët e tij të fundit (Seferi dhe Pianeta) nuk ishin të kalibrit të lartë, për ta testuar sa duhet Furyn.

“Dikush nga kampi i tij (Furyt) më tha se boksieri po e rimendon përballjen me kampionin e WBC. Ai mendon se ka nevojë edhe për një meç tjetër për ta testuar vetën. Turp nëse tërhiqet pas gjithë atij vrulli” ka shkruajtur Rafael.

Fury – Wilder është një nga ndeshjet që të gjithë e dëshirojnë, por a do të ndodh, mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat