Dwayne “The Rock” ngjitet sërish në ring? WWE e fton në “Smackdown”

Sporti

Dwayne “The Rock” ngjitet sërish në ring? WWE e fton në “Smackdown”

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:44
Dwayne Johnson

Viti 2018 është vit festimesh për “World Wrestling Entertainment”. Në janar, ky organizëm festoi 25 vitet e programit “Raw” në Nju Jork, ndërsa në tetor do të jetë edicioni i 1.000 i programit “SmackDawn”.

Për t’i bërë sa më të zjarrta këto festime, drejtuesit e “WWE”-së ftuan legjendat e kësaj disipline sportive të të gjitha epokave, që të marrin pjesë në shfaqjen që do të mbahet në “Capital One Arena” të Uashingtonit, më 16 tetor.

Ajo do të jetë një mbrëmje me të vërtetë speciale, pasi mes të ftuarve është një prej personaliteteve më të mëdha, tashmë aktor i “Hollywood”-it, Dwayne Johnson, i njohur ndryshe me pseudonimin “The Rock”.

Mësohet se palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje në lidhje me këtë çështje. Herën e fundit që “The Rock” konkurroi në një kompeticion të “WWE”-së ishte në programin “WrestleMania 32”, të zhvilluar në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat