Federata Evropiane e Sportit Universitar do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e sportit

Sporti

Federata Evropiane e Sportit Universitar do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e sportit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 11:43
Kujtim Gashi ka pritur në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, Adam Roczek

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, Adam Roczek.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Federatës  Evropiane të Sportit Universitar ishe i shoqëruara edhe nga kryetari i Federatës së Sportit Universitar, Musa Selimi.

Në këtë takim u biseduam për shumë çështje të rëndësishme për qëllimin e ngritjes së infrastrukturës dhe objekteve sportive në Kosovë.

Pas takimit Ministri Gashi deklaroi se Federata Evropiane e Sportit Universitar tregoi edhe njëherë mbështetjen rreth strategjisë se sportit universitar në Kosovë.

Gashi: Jemi me fat që këmi mbështjen e Federatës Evropaine të Sportit  Universitar

“Pa dyshim që vizita e tij tregon mbështetjen që ka edhe Federata jonë Universitare e Sportit, po ashtu edhe Republika e Kosovës, duke marrë parasysh që këto ditë Kosova, Ministria e Kulturës, Federatat Sportive janë bashkuar rreth organizimit të javës evropiane të sportit dhe vizita e presidentit Adam është pikërisht në kuadër të shënimit të kësaj jave dhe ka për qëllim, pjesëmarrjen e tij në aktivitete por edhe për të parë edhe nga afër punët ose progresin që kemi arritur si shtet edhe në organizimin e aktiviteteve sportive si dhe fuqizimin e federatave”, pohoi Ministri Gashi.

Ndërkohë që Roczek ishte mjaft i lumtur me vizitën e tij në Kosovë, duke theksuar se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar sportin në përgjithësi e sidomos atë universitar.

Roczek: Do të organizojmë punëtori për zhvillimin e sportit në universitetet e Kosovës

“Federata e Sporteve Universitare të Kosovës është bërë anëtarë  i plotë i EUSA-së këtë vit me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe ne jëmi krenarë që kemi 46 anëtarë në Evropë. Gjithashtu, është e rëndësishme të përmendet se studentët nga Kosova ka disa vite që marrin pjesë në gara të organizuara nën ombrellën e Asociacionit të Sporteve Universitare Evropiane (EUSA) dhe medaljen e parë e kanë fituar studentët e Kosovës. Nuk jam këtu vetëm. Sot me mua janë menaxherët e sportit të EUSA-së, Presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kroacisë, prof. Zimko Cistonja, pra nuk është vetëm një vizitë formale por ne do të kemi këtu në punëtori (workshop) në mënyrë që të ndihmojmë dhe të këshillojmë si të zhvillojmë sportin në universitetet e Kosovës për përfitimet e studentëve, për të mirën e shoqërisë në Kosovë”, pohoi Adam.

Ndërkohë që kujtojmë që java evropiane e sportit është duke u zhvilluar në Kosovë që nga data 23.09.2018 dhe do të përfundojë ditën e diel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat