Ministri Gashi merr pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga FSUK

Sporti

Ministri Gashi merr pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga FSUK

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:00
Ceremoninë e hapi kryetari i Federatës së Sportit Universitar të Kosovës, Musa Selimi

Në sallën 1 Tetori Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ka organizuar aktivitete në sporte të ndryshme si, në futsal, basketboll, ping-pong,volejboll e të gjitha këto sporta u zhvilluan në dy kategoritë atë të gjinis mashkullore dhe femrore.

Ceremoninë e hapi kryetari i Federatës së Sportit Universitar të Kosovës, Musa Selimi  i cili falënderoj të pranishmit për prezencën e tyre dhe vazhdoi duke treguar aktivitetet e organizuara nga kjo federate.

Në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane Sportive,  në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Gashi pohoi se se do të angazhohet në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në ngjarje sportive.

Gashi: Shpresojmë të rritet numri i qytetarëve pjesëmarrës në sport

“Për mua është një kënaqësi e veçantë të jem në këtë hapje të aktiviteteve të organizuara nga Federata e sportit Universitar të Kosovës e cila gjithashtu është në kuadër të javës evropiane të sportit Një bashkëpunim i shkëlqyeshëm i shtetit tonë me bashkimin evropian për të organizuar për here të parë në Kosovë këtë ngjarje sportive dhe jam shumë I lumtur me të gjitha aktiviteteve që kanë ndodhur deri me sot me një pjesëmarrje të madhe të të gjitha klubeve tona në të gjitha llojet e sportit të cilat kanë qenë të planifikuara gjatë kësaj jave të sportit”, u shpreh Gashi.

Ndërkohë në këtë ceremoni hapëse të këtyre aktiviteteve i pranishëm ishte edhe Zrinko Custonja, presidenti i sportit universitar të Kroacisë, i cili tha se Kosova ka një të ardhme shumë të ndritur në sport dhe e gjithë ajo që nevojitet të behët është të jemi sa më aktiv.

Custonja: Kosova ka një të ardhme të ndritur në sport

“Fuqia e sportit është gjuhë universale  që i lidh të gjithë. Edhe pse të gjithë nuk flasim Shqip, Anglisht ose Kroacisht ne mund të kuptohemi kur luajmë ndonjë sport dhe ky është roli kryesor i sportit të shoqërojë njerëzimin .Sporti ka fuqinë që t’i bëjë njerëzit bashkë dhe ta bëjë komunitetin më të mirë. Kosova ka sportistë të mrekullueshëm, ju tanimë keni disa kampionë, njëri nga ta është këtu, ju gjithashtu keni medalje të artë të fituar në sport dhe e ardhmja e sportit është e ndritur, mirëpo Kosova duhet të jetë më aktive”, tha Custonja.

Në këtë ceremoni hapëse nuk kishte si të mungonte edhe kryetari i Federatës Universitare të Sportit të Shqipërisë Besnik Veliu, i cili u shpreh i lumtur me organizimin e bërë deri më tani si nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit ashtu edhe nga Federata e sportit Universitar të Kosovës.

Veliu: Shpresojmë që organizime të tilla të shohim më shpesh

“Do të dëshiroja të thoja nga zemra dy gjera të thjeshta. Së pari është hera e dytë që unë marrë pjesë I ftuar nga Federata Kosovare e sportit Universitar, në ditën ndërkombëtare të Sportit Universitar dhe sivjet në Javën Evropiane të sportit pa kufi, jau them me sinqeritetin më të madh ajo çka pashë vjet dhe çka shoh sivjet janë dy organizime të cilat çdo vend evropian do ti kishte zili, kjo është shume e sinqertë dhe kështu është nga informacionet që kemi”, pohoi Veliu.

Vlen të theksohet se pas fjalimeve hyrëse u zhvilluan ndeshjet e futsali si në kategorinë e femrave ashtu edhe të meshkujve.

Ndërkohë që këto aktivitete do të përmbyllen në orët e pasdite me organizimin e Jumping Fitness nga trajnerja Gentiana Beqa dhe ekipi i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat