Shqiptari befason në një prej garave më të njohura të ngjitjes në Amerikë

Sporti

Shqiptari befason në një prej garave më të njohura të ngjitjes në Amerikë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 11:40
Shqiptari befason në një prej garave më të njohura të ngjitjes në Amerikë

Ardian Prishtina ka arritur të fitojë vendin e parë në një prej garave më të njohura të ngjitjes në Amerikë, 24HHH.

Pos që fitoi vendin e parë ai mbylli garën me rekord.

Në një njoftim në Facebook, ngjitësi nga Kosova, pjesë e ekipit “Marimangat” nga Peja, ka thënë se është krenar që përfaqëson Kosovën.

“24 Hours of Horseshoe Hell” është një garë e ngjitjes dhe festival që mbahet çdo vit në fundjavën e fundit të shtatorit. Aty marrin pjesë ngjitës që garojnë në ngjarjen 12 dhe 24 orëshe. Festivali me ushqim, kamping, muzikë e lojëra të ndryshme zgjat katër ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat