McGregor provokon: Humbëm duelin, por fituam betejën. Lufta vazhdon

Sporti

McGregor provokon: Humbëm duelin, por fituam betejën. Lufta vazhdon

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:19
Conor McGregor

Conor McGregor nuk e sheh vetën aspak të humbur nga dueli që zhvilloi ndaj Khabib Nurmagomedov në eventin UFC-229, ku u mund me “submission” në raundin e katërt. Përmes një postimi që ka bërë sot në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, kampioni irlandez i arteve marciale mikse shkruan: “Ne humbëm duelin, por fituam betejën. Lufta vazhdon”.

McGregor e ka shoqëruar këtë koment me një foto pas duelit, ku duket qartë shenja e nxirjes së syrit të majtë, pas një grushti që ka marrë nga rivali rus në këtë duel. Por kjo betejë vazhdoi edhe pasi gjyqtari e ndali atë në raundin e katërt, me sportistët dhe stafet e tyre që u përleshën në kafaz dhe jashtë tij, duke krijuar një kaos në stadium.

Por kjo deklaratë e fundit e Conor McGregor është vërtet sfiduese karshi rezultatit që solli përballja mes dy sportistëve në kafaz, ku fitoi Nurmagomedov. Irlandezi, më herët pat deklaruar se kërkon revanshin dhe se do të rikthehet në kafaz. Për momentin situata është në “stand by”, pasi incidenti që ndodhi pas duelit është duke u hetuar nga Komisioni i Sportit në Nevada, që pritet të marrë një vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat