Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet ekipore në ligën e juniorëve, ligën e parë si dhe dy ndeshje të superligës.
Juniorët nga Prizreni për të dytin vit radhazi u shpallen kampion të ligës së juniorëve, ata për të arrit të titulli kampion nuk kanë humbu asnjë ndeshje individuale në ndeshjet ekipore, pra thjesht më të mirët.
Për vendin e dytë u vendos pas kalkulimeve të ndeshjeve ndërmjet tri klubeve që kishin pikë të njëjta, për të mbetur edhe sivjet Hasan Prishtina (j) e dyta.
Vushtrria dhe Vitia sigurojnë vendet në superligë një javë para xhiros së fundit
Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 8 dhe 9 të Ligës së Parë të meshkujve dhe dy ndeshje të Superligës të cilat Bordi i FPPK-së ka vendosë ti përsëritë.
Ndeshjet e Ligës së Parë kaluan pa ndonjë befasi të madhe. KPP Vushtrria i fitoi të dyja ndeshjet dhe një xhiro para se të përfundon liga u konfirmua si anëtare e Superligës për vitin e ardhshëm. KPP Theranda pësoi dy humbje dhe i humbi gjasat për të zënë vendin e dytë. Ndërsa kpp Vitia është Klubi i dytë që një po ashtu ka siguruar vendin në Superligë.
Për shkak të mungesës nga ma shumë se 3 ndeshje, nga garat ekipore të ligës së parë largohet Kpp Gjilani
Lidhja e Prizrenit e fiton derbin ndaj Ahmet Hoxhes
Ndërkaq, në dy ndeshjet e përsëritura të Super ligës, KPP Ahmet Hoxha shënoi fitore 4:0 ndaj KPP Sharri dhe humbi nga KPP Lidhja e Prizrenit 0:4, e cila pas kësaj fitoreje e merr kryesimin në tabelë, ndërsa kpp Ahmet Hoxha do i zhvilloj edhe dy ndeshje me 17/10/18.