Ramadani: Në Shkup ishim të dëmtuar në referim

Sporti

Ramadani: Në Shkup ishim të dëmtuar në referim

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:56
Ramadani: Në Shkup ishim të dëmtuar në referim

Fundjavët e fundit klubi i karatesë Shkupi ka marrë pjesë në tre aktivitete: Në turneun e KK “Kastrioti”, “Struga Open” dhe “Nikolla Grdanovski-Nike”.

Në të tre këto turne kanë arritur suksese të mira, duke dëshmuar se me punë dhe përkushtim do t’ia dalin mbanë. Tre medalje të arta, 6 të argjendta dhe 10 të bronzta ky është suksesi që kanë arritur karateistët e Shkupit.

“Edhe pse në mes të garuesve kishim katër debutues të cilët po fillojnë t’iu bashkohen shokëve dhe shoqeve të tjerë të ekipit. Ne do të vazhdojmë t’ju gëzojmë me rezultate të mira. Unë si trajner jam i kënaqur nga paraqitja e garuseve të karates Shkupi edhe pse në garën e fundit në Shkup ishim të dëmtuar në referim”, deklaroi trajneri i KK Shkupi, Sabri Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat