Kosova dhe Serbia mund të sfidohen mes vete në Tetovë

Sporti

Kosova dhe Serbia mund të sfidohen mes vete në Tetovë

Nga: Shaban Sinani Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:27
Pamje nga një garë

Të shtunën në Tetovë do të zhvillohet turneu i 17-te ndërkombëtare i karatesë, “Tetova Open 2017”. Organizatori i këtij turneu me karakter ndërkombëtarë të karatesë është klubi i “Fati”, që drejtohet nga mjeshtri i këtij sporti Arlind Huseini. Në prag të mbajtjes të këtij evenimenti ndërkombëtar të karatesë, organizatori, Arlind Husieni për Klan Maqedoni, deklaroi se pjesëmarrës do të jenë karateistë më të mirë nga vendi dhe rajoni.

“Janë të ftuar pjesëmarrës nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali Zi , Bullgaria, Bosnja dhe Serbia. Të gjitha gjashtë shtetet që i përmenda kanë konfirmuar ardhjen dhe presim masivitet të madh në Tetova Open” deklaroi  Arlind Huseini trajner i KK Fati. Turneu do të zhvillohet në sallën e sportit te shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë, me fillim në orën 10:00, ndërsa hapja solemne është caktuar në ora 12:00. Garat  do të zhvillohen në kata dhe kumite në të gjitha  kategorit për djem dhe vajza. Organizatori për të gjithë më të mirët do të ndanë Kupa, medalje dhe diploma, ndërsa shpërblime do të ketë edhe për ekipet më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat