KOK mbështetë bursistët Olimpikë me 31 mijë euro

Sporti

KOK mbështetë bursistët Olimpikë me 31 mijë euro

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:19
KOK mbështetë bursistët Olimpikë me 31 mijë euro

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të mbështetë bursistët Olimpikë, të cilët janë duke ndjekur normën Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Vendimi për 18 sportistët elitarë është marrë në mbledhjen e 23-të të Bordit Ekzekutiv (BE) të KOK-ut. 
Në total, KOK-u nga buxheti i vet do të ndajë 31 mijë euro, të cilat do të ndahen në bazë të kritereve të përcaktuara nga BE për tri kategori.
Buxheti i ndarë vlen vetëm për përgatitje dhe pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare si: kampionati evropian, botëror, apo edhe ndonjë garë tjetër që vlen për normë Olimpike dhe të cilat organizohen deri në fund të këtij viti.
Për kategorinë e parë që ndodhen: Majlinda Kelmendi (xhudo), Nora Gjakova (xhudo), Distria Krasniqi (xhudo), Herolind Nishevci (karate) dhe Akil Gjakova (xhudo), KOK-u do të mbështesë dy përgatitje të sportistëve dhe një garë në vlerë totale prej 3 mijë Euro për secilin sportistë.
Për kategorinë e dytë, në të cilën përfshihen: Alvin Karaqi (karate), Orges Arifi (karate), Fortesa Orana (karate) dhe Loriana Kuka (xhudo), KOK-u do të mbështesë një garë dhe një përgatitje në vlerë prej 2 mijë Euro për sportistë.
Ndërsa, në kategorinë e tretë, në të cilën ndodhen: Musa Hajdari (atletikë), Astrit Kryeziu        (atletikë), Vijona Kryeziu (atletikë), Urata Rama (shenjëtari), Dasar Xhambazi   (not), Flaka Pruthi (not), Atdhe Luzhnica (shigjetari), Edon Shala (mundje), Fortesa Orana (karate), Drilon Ibrahimi (shenjëtari), do të ndahen nga 1 mijë euro, ndërsa sportistët do të vendosin nëse do t’i shpenzojnë në garë ndërkombëtare apo përgatitje.
Kjo nuk është mbështetja e parë për bursistët, pasi të njëjtit prej muajit shtator të vitit të kaluar, marrin paga prej 250 dollarë deri në 1 mijë dollarë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa nga 100 Euro tjera nga komunat prej nga vijnë.
Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i ka ndalur bursën boksieres Donjeta Sadiku, më 3 maj 2018, për shkak të mospajtimeve që ka Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat