“Çelikët” janë tifozët e Malishevës

Sporti

“Çelikët” janë tifozët e Malishevës

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:28
“Çelikët”

Ekipet sportive nga komuna e Malishevës, nga sot do të kenë mbështetjen e tifozërisë.

 “Çelikët”, është emri i tifozëve të cilët, pasi i kanë kryer të gjitha procedurat e regjistrimit zyrtar, sot kanë zgjedhur komunën për ta prezantuar zyrtarisht grupin e tifozëve, që do t’i mbështetë ekipet sportive të Malishevës. Udhëheqës i grupit të tifozëve është Veli Kabashi.

Llogo e grupit të tifozërisë, paraqet tifozërinë malishevase, bashkimin, forcën dhe mbështetjen, ndërsa ngjyrat janë e kuqja, e zeza dhe e verdha, ngjyrat e emblemës së UÇK-së.

“Tifozëria e organizuar i ka munguar sportit në komunën tonë dhe kjo iniciativë për tifozëri zyrtare, është e mirëseardhur dhe një mbështetje e fuqishme për sportin, sportistët dhe klubet tona”, tha nënkryetari Hajdin  Berisha, i cili i uroi klubet malishevase të sportit për tifozërinë dhe për sukseset që janë duke treguar në kampionatet dhe garat zyrtare.

Drejtoresha, Kryeziu-Ramaj, tha se krijimi i grupit të tifozërisë, ka qenë një domosdoshmëri, që klubet të kenë përkrahje dhe atë në mënyrë të organizuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat