Lidhja e Prizrenit shpallet kampion i Superligës

Sporti

Lidhja e Prizrenit shpallet kampion i Superligës

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:19
Lidhja e Prizrenit shpallet kampion i Superligës

Lidhja e Prizrenit me fitoren ndaj Sharrit u shpallur Kampion për vitin 2018 në Superligën e Kosovës, ata gjatë tërë vitit kanë pasur vetëm një humbje ndaj Ahmet Hoxhës në sezonin pranveror. Ky është titulli i dytë i kampionit për këtë sezon të Lidhjes së Prizrenit, pas atij në ligën e juniorëve, e po ashtu edhe hera e dytë që ekipi prizrenas shpallet kampion i superligës së Kosovës që nga paslufta.   

Edhe Elting Dardania e mbylli me fitore vitin për të siguruar vendin e dytë. Ndërsa ndeshja derbi ndërmjet Ahmet Hoxhës dhe Prishtinës u mbyll me rezultat bindës 4:0 në të mirë të ferizajasve. Shkolla dhe Hasan Prishtina vitin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë, për Shkollën kjo do të jetë hera e parë që nga paslufta.

Vushtrria shpallet kampion i ligës së parë.

Në ligën e parë Vushtrria fitoi me rezultat të ngushtë ndaj Vitisë me 4:3, për të siguruar vendin e parë në ligën e parë pa asnjë humbje, ndërsa Vitia edhe pse humbi ndeshje dëshmoj së meritojnë vendin në superligë. Edhe ndeshja Dugagjini dhe Maestro ishte mjaft interesante, në fund dëshmuan Klinasit e 4:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat