Spanja nuk lejon flamurin e as emrin e Kosovës në Botëror

Sporti

Spanja nuk lejon flamurin e as emrin e Kosovës në Botëror

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:01
Foto nga ushtrimet

Emrat e karateistëve kosovarë janë paraqitur në listën e pjesëmarrësve të kampionatit botëror të karatesë, që sot nis në Madrid të Spanjës.

Por në listën e gjatë në sajtin zyrtar (sportdata.org) nuk figuron askund emri i Kosovës. Kosova do të paraqitet me 13 karateistë në botërorin për seniorë, që pritet të garojnë pa simbole të vendit.

Se trajtimi ndaj garuesve të Kosovës nuk është i njëjtë me atë ndaj garuesve të tjerë dëshmon lista e publikuar e pjesëmarrësve. Në vend të emrit "Kosova", figuron shkurtesa WKF5, një shkurtesë e Federatës Botërore të Karatesë për të identifikuar karateistët nga Kosova.

Nga organizatori nuk janë dhënë informata për trajtimin e pabarabartë të karateistëve kosovarë, ndërsa nga Federata e Karatesë e Kosovës janë dhënë pak detaje.

Drejtuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës kanë bërë të ditur se po përballen me telashe politike në botërorin që nis të martën në Spanjë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat