Cilat janë rezultatet e garuesve tanë në Kampionatin Botëror?

Sporti

Cilat janë rezultatet e garuesve tanë në Kampionatin Botëror?

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:28
Pamje nga gara

Herolind Nishevci fitoi luftën e dytë, por pësoi humbje në të tretën, në Kampionatin Botëror të karatesë, që po mbahet në Madrid të Spanjës.
Karateisti ynë mundi Hocine Daikhi të Algjerisë, me rezultat 4:3, ndërsa në raundin e tretë u mund nga rusi, Alexander Pshenitsyn, 4:2. 
Botërori ka nisur sot dhe vazhdon deri më 11 nëntor. Alvin Karaqi? e nis me fitore. Karateisti ynë mposhti Khaireddine të Tunizisë, me rezultat 2:0, në kategorinë -84 kilogramë. Në luftën e dytë, Alvini përballet me kanadezin, Maxym-Olivier Rivest. Karateistja tjetër, Fortesa Orana u ndalë në luftën e parë në kategorinë + 68 kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat