Shovenistët serbë vazhdojnë të merren me Kosovën, lavdërojnë Spanjën për një budallaqe!

Sporti

Shovenistët serbë vazhdojnë të merren me Kosovën, lavdërojnë Spanjën për një budallaqe!

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:22
Flamuri spanjoll

Disa media serbe siç është një farë “Informer” mburren me një budallaqe që ka bërë Spanja në lidhje me shtetin e Kosovës. Spanja dihet se nuk e njeh Kosovën si shtet dhe as pasaportat e saja, por çudia është se shovenistët serbë vazhdimisht merren me Republikën e Kosovës.

“Spanjollët ndaluan flamurin e shtetit të rremë të Kosovës në Kampionatin Botëror të karatesë! Karatistët nga Kosova do të performojnë pa shenjë dhe pa flamur në Kampionatin Botëror që mbahet në Madrid, thonë organizatorët!

Spanja nuk e njeh pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës dhe nuk i lejon garuesit nga krahina jugore serbe të kenë shkurtesën "KOS", por do të ketë shkurtesën "WFK" - Federata Botërore e Karatesë”, shkruan ky farë mediumi serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat