Shabani ka shënuar dy fitore dhe një humbje në Botëror

Sporti

Shabani ka shënuar dy fitore dhe një humbje në Botëror

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:31
Shabani ka shënuar dy fitore dhe një humbje

Elhami Shabani ka shënuar dy fitore dhe një humbje në ditën e dytë të Kampionatin Botëror të karatesë, që po mbahet në Madrid të Spanjës.

Karateisti ynë në kategorinë -75 kilogramë, mposhti në luftën e parë rumunin, Ionut Ipate, me rezultat 2:0, ndërsa në luftën e dytë mundi Eddie Lopez të Puerto Rikos, 3:0. Në luftën e tretë, u mposhtë nga egjiptiani, Mamduh Abdelaziz.
Një fitore e arriti edhe Ylli Cenaj në kategorinë -67 kilogramë, ndërsa u mposhtë në të dytën nga Ahmed Al-Suleimani i Omanit.
Adelina Rama u mposhtë në luftën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat