Arifi pas dy fitoreve pësoi humbje

Sporti

Arifi pas dy fitoreve pësoi humbje

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:15
Arifi pas dy fitoreve pësoi humbje

Orges Arifi ka shënuar dy fitore dhe një humbje në ditën e dytë të kampionatit botëror të karatesë, që po mbahet në Madrid të Spanjës.
Karateisti ynë, në kategorinë deri në 60 kilogramë, mundi Rafael Agbarov të Kirgistanit me rezultat, 4:1. Në luftën e dytë mposhti Islam Abuamash të Palestinës 3:0, ndërsa në luftën e tretë u mund nga Joaquin Gonzalez i Kilit, me rezultat 1:0. Orgesi ishte garuesi i fundit që garoi në individuale nga garuesit tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat