Hasani, në Asamblenë e 47-të Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës

Sporti

Hasani, në Asamblenë e 47-të Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:04
Hasani, në Asamblenë e 47-të Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë marrë pjesë në Asamblenë e 47-të Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës, e cila po mbahet në Marbella të Spanjës.
Në Asamble krahas drejtuesve më të lartë të EOC-ut dhe Komiteteve Olimpike të Evropës, I pranishëm ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, i cili foli për nevojën për të mbrojtur Modelin Evropian të Sportit.
Në fjalën e tij, presidenti i EOC-ut, Janez Kocijaniq tha se kontinenti i Evropës është më i forti, në kuptimin e 50 për qind të medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike Verore dhe mbi 70 për qind të medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ndër temat e shumta që u diskutuan janë Lojërat Olimpike Tokyo 2020, Lojërat Evropiane Minsk 2019, Festivali Evropian Dimëror për të rinj, Sarajeva 2019, Festivali Evropian Veror për të rinj, Baku 2019, Lojërat Botrore në rërë San Diego 2019 etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat