Problemet me zgjatjen e muskujve hamstring tek sportistët tanë...

Sporti

Problemet me zgjatjen e muskujve hamstring tek sportistët tanë...

Nga: Arbanis Maxhuni Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:55
Pamje nga një përkujdesje ndaj një mjekut

Problemet me zgjatjen e muskujve hamstring tek sportistët tanë, shërimi dhe masat parandaluese.

Shumica e lëndimeve sportive përfshijnë pjesët e poshtme apo trupin më të ulët, ngarkesat e mëdha gjatë stërvitjeve pastaj pushimi jo i mirë kombinimin me ushqim jo adekuat dhe ushtrimet individuale pa konsultime me trajner apo profesionistë sportive janë një ndër faktorët më të mëdhenj që shkaktojnë lëndime të shumta tek muskujt dhe nyjët e trupit. Muskujt hamstring apo (muskujt vrapues) ndodhen në anën e pasme të kofshës.

Për fat të keq, këta muskuj janë të ndjeshëm ndaj një tendosje (zgjatje). Teknikat e dobëta shtrënguese ose mungesa e shtrirjes mund të jenë shkaktari i një lëndimi, pastaj futja në sport pa i ngrohur muskujt me ushtrime, ngarkesa në stërvitje e muskujve pa aplikuar ushtrime të forcimit muskulor në fillim të stërvitjes, mungesa e magneziumit dhe vlerave tjera ushqyese, terenet jo adekuate për ushtrimin e sportit, atletet jo të përshtatshme për sport sjellin deri tek problem i zgjatjes së këtyre muskujve.
Simtomat janë: therje si shpim gjilpëre, kufizim i lëvizjes dhimbje në pjesën e muskulit, hematom (nxirje në muskuj), nuk ka mundësi te vrapoj ose të përkulet sepse jep therje etj. janë disa prej simptomave që përcjellin këtë lëndim.
Pushimi dhe kremra janë teknikat e zakonshme të trajtimit të hershëm për një hamstring të tërhequr, e ndjekur nga shtrirja dhe forcimi i butë për të parandaluar një dëmtim tjetër. Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, atleti mund të provojë terapinë fizike për të përdorur ultratinguj ose metoda të tjera për të nxitur shërimin e muskujve të tërhequr.
Por duke e ditur rendësin e kohës se sa është e vlefshme për sportistin atëherë preferohet qe menjëherë pas 12 ore të fillohet me terapi fizikale pasi të egzaminohet problem së cilës gradë i takon gradës 1,2 apo 3 dhe të fillohet rehabilitimi fizioterapeutik.
Si mund ta parandalojmë një tendosje (zgjatje) të muskulit?
- Ngroheni muskulin para dhe zgjateni muskulin pas aktivitetit fizik.
- Ngadalësoni intensitetin e aktivitetit tuaj fizik jo më shumë se 10% në javë
- Ndaloni ushtrimin nëse ndjeni dhimbje në pjesën e prapme të kofshës.
- Forconi muskujt hamstring si një masë parandaluese.

Autori është fizioterapeut dhe mjek sportiv

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat