Gashi: Sporti i Paraglajdizmit të promovohet sa më shumë në Kosovë

Sporti

Gashi: Sporti i Paraglajdizmit të promovohet sa më shumë në Kosovë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar sot përfaqësuesit e Klubit Aeronautik ‘Ballona e Sahit Ukës’, me të cilët ka diskutuar këtë paraglajdizmin, dhe aktivitetet që realizohen në këtë sport jo aq të përhapur në Kosovë.

Gashi ka inkurajuar përfaqësuesit e klubit ‘Ballona e Sahit Ukës” që të rrisin edhe më shumë aktivitete dhe pjesëmarrësit në këtë sport dhe ta promovojnë atë sa më shumë.

Ministri është shprehur se ndër objektivat e tij është masivizimi i sportit në përgjithësi si dhe ky është një prej prioriteteve të MKRS-së sa i përket fushës dhe politikave në sport.     

“Duam që në Kosovë të kemi përqindje më të lartë të qytetarëve, e veçmas të të rinjve tanë për të qenë pjesë e aktiviteteve sportive”,  tha Gashi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e ‘Balona e Sahit Ukës’ kanë falënderuar ministrin për pritjen dhe përkrahjen e ofruar. Ata e njoftuan ministrin për planet dhe aktivitetet që janë duke i realizuar si dhe për objektivat që kanë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat