Eni Latifi synon majat e botës

Sporti

Eni Latifi synon majat e botës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 14:48
Eni Latifi synon majat e botës

Kosova ka shumë talent në disiplinat e ndryshme sportive, që garojnë me sukses. Një emër që po vjen është karateisti me prejardhje nga Gjilani, Eni Latifi, i cili  mbron ngjyrat e klubit gjerman shotokan Esslingeni. Djaloshi që nuk ka më shumë se 11 vjeç vargon sukseset e tija garë pas gare dhe me një synim që në një të ardhmen të synoj edhe majat e botës! Prindërit janë krenarë për të arriturat e djalit dhe sipas saj, ka përkrahjen e fuqishme nga familja.

Image

Ata kanë se Eni është i përkushtuar shumë në sportin e karatesë, përveç kësaj me shumë kureshtje e përcjell edhe procesin arsimor, është një nxënës i dalluar.  “Eni ka filluar në moshën 5-vjeçare, tash e 6 vite merret me karate. Eni ka qenë vet i interesuar për karate, ka pasur talent dhe me pak punë ka arritur në nivelin më të lartë për moshat e tij. Me Enin ka punuar shumë trajneri shqiptar Xhimi Ehtemi nga Struga dhe si familje iu jemi mirënjohës”, thonë prindërit e Enit.  Eni garon për U-14 dhe është i shkëlqyeshëm.

Image

Eni me trajnerin

Eni tha se ka synime të mëdha: “Synoj majën e karatesë”. Ndërkaq, ai tha se këtë vit ka pasur rezultate shumë të mira, të gjitha vendet e para me përjashtim një vend të dytë në grup-moshën e tij. Eni ka dashuri të pakufishme për sportin e karatesë dhe punon me zell të shtuar që të përsoset edhe më shumë. “E kam mbështetjen shumë të fortë nga trajneri, familja. Jam i kënaqur me kushtet dhe po ashtu i lumtur me të rejat që mësojë nga trajneri Xhimi”, tregon talenti Eni.

Jemi në fund të vitit, a beson se në vitin tjetër do të kenë suksese edhe më të mëdha? “Po, që 6 vite ushtroi dhe garoj, vetëm një herë kam humb dhe isha i mërzitur, por kjo më ka bërë me energjikë, më të fortë në çdo aspekt për të shënuar rezultate më të mira”, thotë Eni. 

Image

Eni gjatë një gare

Prindërit tregojnë se djali i saj ka qenë i gëzuar për suksesin e 10 nëntorit të këtij vitit. “Eni është gëzuar shumë në garën e fundit që fitoi në Gjermani. Është gëzuar shumë, sa aq shumë ka qarë nga gëzimi. Eni është që 4 vite në Republikën e Badewürtenbergut dhe e ka vendin e parë. Eni është ftuar të garoj në SHBA. Ndërsa javën tjetër është i ftuar të kryetari i komunës së Esslingen që bashkë me trajnerin të shkon në vizitë. Kurse në shkurt mbahet ceremonia dhe Eni është i ftuar aty si rregullisht, merr dhurata nga kryetari komunës”, tregojnë ata. Eni imiton trajnerin: “E çmoj shumë trajnerin dhe ëndërroj të bëhem sikur ai”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat