Arifi shkëlqen në Kinë

Sporti

Arifi shkëlqen në Kinë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:08
Arifi shkëlqen në Kinë

Orges Arifi sot bëri paraqitje të shkëlqyeshme në Serie A, i cili është duke u zhvilluar në Shangai të Kinës.
Tri fitore dhe një humbje është bilanc i kënaqshëm në betejën për normë olimpike por gjithashtu këto pikë janë gjithashtu me vlerë për Lojërat Evropiane të cilat do të mbahen në Minsk në qershor të këtij viti.
Në luftën e parë Orgesi e mposhti garuesin e shkëlqyeshëm arab, Alharbi Abdullah me rezultat 5:4. Alharbi është fitues i shumë garave ndërkombëtare, veç tjerave edhe fitues i Premier League deri 60 kg.
Në xhiron e dytë ishte më i mirë se vendasi Chen Hu të cilin e fitoi me 2:1.
Në rrethin e tretë e mposhti koreanin Gu Ju me 2:1, ndërsa në rrethin e katërt u ndal nga estonezi Radinov me rezultat minimal 0:1, i cili gjithashtu me të njëjtin rezultat u ndal nga turku dhe garuesi ynë mbeti pa plasman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat