Këta janë burrat e Kosovës, që as pushka e Serbisë nuk i trembi!

Sporti

Këta janë burrat e Kosovës, që as pushka e Serbisë nuk i trembi!

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:42
Këta janë burrat e Kosovës, që as pushka e Serbisë nuk i trembi!

Komiteti Olimpik i Kosovës nderoi me mirënjohje të veçantë, me mirënjohje për vepër jetësore të gjithë ata që kanë kontribuar mbi 50-vjet në sport, e që kanë kaluar moshën 70-vjeçare. Shumë emra eminent të sportit, që as pushka e Serbisë nuk i trembi. Në foto janë: Ajet Shosholli, ish selektor i parë i kombëtares i Kosovës në periudhën e pavarësimit të sportit 1991 dhe në kohën e pasluftës, Agim Islami, Masar Nixha, ish-basketbollist, ish-trajner dhe profesor i basketbollit, Faik Çitaku profesor dhe njeriu që dha shumë për hendbollin dhe sportin në përgjithësi, Qerim Azizi, veprimtar i sportit dhe që dha shumë për skijimin, Ejup Maxhera, njeriu që bëri shumë për sportin e Kosovës, sidomos për alpinizëm, Agim Islami, veprimtar i shquar sportiv dhe alfa e omega e sportit të tenisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat