Aksident në rrugën Strugë-Dibër, lëndohet rëndë një person

Struga

Aksident në rrugën Strugë-Dibër, lëndohet rëndë një person

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 02:50 në rrugën rajonale Strugë-Dibër, tek udhëkryqi në fshatin Llozhani ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin kanë marrë pjesë dy makina me targa të Strugës.

Siç njoftojnë nga policia, në këtë aksiden lëndime të rënda ka marrë shoferi i njërës makinë.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ndërsa policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat