Qentë endacak, problemi i hidhur u qytetarëve të Strugës

Struga

Qentë endacak, problemi i hidhur u qytetarëve të Strugës

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Problemi me qentë endacak edhe më tutje është i pranishëm në Strugë. Qytetarët janë të brengosur për sigurinë e tyre. Ndërmarrja Publike Komunale doli me akuzat se qentë endacak barten edhe prej qyteteve të tjera.

Vitin e kaluar në spitalin e Strugës janë evidentuar 10 persona të kafshuar ose të lënduar nga qeni. Qytetarët e Strugës kanë frikë për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve.

Ata shprehen se gjatë kësaj periudhe të vitit qentë janë më agresiv, lehin dhe vrapojnë pas njerëzve. Konsiderojnë se komuna, po edhe shteti duhet të ndërmarrin masa, të sistemohen qentë endacak në stacionar dhe të trajtohen në mënyrë adekuate.

“Vetëqeverisja lokale duhet të mbajë llogari për qentë endacak, të ndërtojnë stacionar ku do të përkujdesen këta qenë ose pasi të jenë të kastruar, vaksinuar dhe pastruar të lëshohen”, tha për AIM një banor i Strugës.

Një banor tjetër i Strugës bëri të ditur se ata qytetarë që nuk planifikojnë të ruajnë manar, le të mos marrin fare, e jo siç shprehet, ka pasur raste kur familja do të marrë një manar, por pas një periudhe të caktuar u mërzitet ose për arsye tjera e braktisin atë.

Vetëm sivjet pesë persona janë kafshuar nga qeni, ndërsa njëri është lajmëruar në polici

Për vetëm katër muaj në repartin kirurgjik në Spitalin e përgjithshëm të Strugës 10 persona kanë kërkuar ndihmë nga kafshimi i qenit.

Prej fillimit të vitit, gjegjësisht për një muaj të paplotë madje pesë veta kanë pësuar, në tetor dhe nëntor ka pasur nga dy veta, ndërsa në dhjetor një i kafshuar nga qeni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat