Helmohen 10 persona në një dasmë - Bota Sot
Helmohen 10 persona në një dasmë

Struga

Helmohen 10 persona në një dasmë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:47

Mysafirë të cilët mbrëmë kanë qenë në një dasmë në një restorant në rajonin e Strugës kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Arsyeja, jozyrtarisht, ka qenë torta e cila është blerë e më pas është sjellë në dasmë.

Nga spitali në Strugë shprehen se kanë pranuar 10 pacientë, ndonëse sipas burimeve të Alsat-it kjo shifër ka qenë më e madhe. Sipas drejtorit të spitalit Muhamet Asani, pacientët janë pranuar me simptome të diarresë dhe vjelljes. Pas kontrollit mjekësor, pacientët janë lëshuar për shërim shtëpiak.

Nuk ka pacientë të hospitalizuar në repartet tona. Asnjëri prej pacientëve të pranuar nuk është hospitalizuar, meqë nuk kanë qenë në gjendje të rëndë dhe pas intervenimit mjekësor janë lëshuar në shtëpi- sqaroi Muhamet Asani, drejtor i Spitalit të Strugës.

Nga Qendra rajonale e shëndetit publik në Ohër njoftuan se nëse si institucion pranojnë thirrje nga Agjencia për ushqim dhe veterineri, atëherë do të marrin mostra nga ushqimi. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër na njoftuan se te ata deri në këtë moment nuk është lajmëruar asnjë rast i tillë. Tentuam të sigurojmë përgjigje edhe nga Agjencia për ushqim dhe veterineri, por pa sukses.

Nga Agjencia në ueb-faqen e tyre informojnë se më shumë se 7 tonë ushqim i pasigurt me prejardhje të kafshëve dhe jokafshëve janë shkatërruar vetëm në maj të këtij viti. Në periudhën e njëjtë kohore janë realizuar 5.534 kontrolle inspektuese. Për parregullsitë e konstatuara, janë shqiptuar gjithsej 636 masa inspektuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...