Për herë të parë, gjuha shqipe u përdor zyrtarisht në manifestimin “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” - Bota Sot
Për herë të parë, gjuha shqipe u përdor zyrtarisht në manifestimin “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”

Struga

Për herë të parë, gjuha shqipe u përdor zyrtarisht në manifestimin “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:34
“Mbrëmjet Strugane të Poezisë”

Pas gati gjashtë dekadash të ekzistencës së “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”, poezia “T’ga za jug” u lexua për herë të parë edhe në gjuhën shqipe. Në hapjen e festivalit mbrëmë, përveç gjuhës maqedonase dhe angleze, siç ishte praktika e deritanishme, mund të dëgjohej edhe gjuha shqipe.

Pastaj drejtori i festivalit foli në gjuhën maqedonase dhe përkthimi në shqip shkonte në formë të shkruar në video-bim. Në të njëjtën mënyrë gjuha shqipe u përdor në leximin e mesazhit poetik. Ministri i Kulturës, nga ana tjetër foli në shqip, maqedonisht dhe anglisht.

“Poetët veprojnë përmes fjalës së tyre, pasi fjalët e tyre janë tashmë vepra. Aktet poetike përmes të cilave e vërteta dhe kuptimi janë mishëruar në bukurinë para së cilës magjepsemi”, deklaroi Todorçe Tasevski, drejtor i “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”.

Pas disa viteve të bojkotimit të festivalit nga autoritetet lokale në Strugë, në rend të parë u shfaq kryetari i Strugës, Ramiz Merko.

Përndryshe fituesja e Kurorës së Artë në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë, të 58ta me radhë, është poetja rumune Ana Blandiana.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...