Ndërtimi i spitalit në Strugë, shumë larg

Struga

Ndërtimi i spitalit në Strugë, shumë larg

Më: 12 janar 2020 Në ora: 15:33
Spitali i Strugës

Struganët do të presin një kohë të gjatë të mjekohen në kushte të reja dhe moderne. Ndërtimi i spitalit të ri të përgjithshëm, është shumë larg. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë një vizite në rajon kohët e fundit, njoftoi se në vitin 2020 është planifikuar të fillojë projektimi për Spitalin e ri, por nuk përmendet askund fillimi i ndërtimit të tij. Por askush nuk përgjigjet se çfarë do të ndërtohet në vendin e spitalit ekzistues, pasi është një vend shumë tërheqës pranë qendrës së qytetit, përballë lumit Drini Zi.

Ministri Filipçe përsëri thotë se kjo nuk është çështje që varet prej tyre, dhe se ata janë të përqendruar në ndërtimin e spitalit të ri. Partitë e opozitës në Strugë nuk besojnë se qyteti do të ketë një spital të ri në të ardhmen e afërt. Na Aleanca për Shqiptarët thonë se megjithëse kanë votuar për përcaktimin e një vendi të ndërtimit, ata janë akoma skeptikë se projekti do të zbatohet.

Ajo që dihet tani, është se spitali është planifikuar të ndërtohet në një vend në anën e majtë të rrugës, që të çon në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. Zona është me madhësi 27,000 metra katrorë, ndryshe nga ajo ekzistuese e cila është rreth 10,000 metra katrorë. Sipas autoriteteve, moratoriumi në ndërtim, në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s, ka ngadalësuar të gjitha procedurat që lidhen me spitalin. Ndërkohë është bërë një përjashtim administrativ, nga ai moratorium dhe tani i gjithë dokumentacioni është në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, pas së cilës plani duhet të miratohet nga komuna e Strugës./alsat/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat