Rrugë nga Struga për në Qafë Thanë, në vjeshtë

Struga

Rrugë nga Struga për në Qafë Thanë, në vjeshtë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 16:04
Foto Ilustrim

Rruga Strugë – Qafëthanë vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme dhe e rrezikshme për ata që udhëtojnë. Nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se merren me punët përgatitore, por pa afat konkret se kur rruga do të ndërtohet.

“Një nga pjesët kyçe që duhet të punohet është pjesa Strugë-Qafëthanë dhe qëndroj pas kësaj dhe se në periudhën e ardhshme edhe kjo pjesë do të përfundohet. Kur do të jetë e gatshme kjo rrugë pasi është shumë e rrezikshme për ata që udhëtojnë? Dua të theksoj se në disa muajt e ardhshëm pres që të jetë i gatshëm i gjithi, të rehabilitohet në tërësi”, pohoi Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në muajin mars, kur banorët e kësaj zone njoftuan se do të protestojnë ose do të bllokojnë rrugën, drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov tha se për 20 ditë do të shpallet tenderi. Pyetëm përsëri ndërmarrjen se kur do të jenë gati, por edhe pas më shumë se dy muajsh deklarojnë se tenderi nuk është gati.

Ndërmarrja “Rrugët shtetërore”:

“Për momentin punohet në dokumentet e projektit dhe revizionin e të njëjtit. Presim që për dhjetë ditë të kompletohet dhe të shpallet tender për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm.”

Rruga Strugë-Qafëthanë me dekada është e shkatërruar, ndërsa autoritetet vazhdimisht premtojnë rehabilitimin e sajë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat