Shkollat në Strugë kërkojnë që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike

Struga

Shkollat në Strugë kërkojnë që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 15:34
Komuna e Strugës

Komuna e Strugës kërkon nga Ministria e Arsimit që të mundësojë mësim me prani fizike në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

Kjo kërkesë vjen pas një takimi me të gjithë drejtorët e shkollave, të cilët kanë konfirmuar se ka kushte për t’i organizuar klasat sipas protokolleve.

Në shkollat ku numri i nxënësve është mbi 1000, kërkohet të zvogëlohet kohëzgjatja e orëve.

Shkollat në Strugë dhe Ohër janë duke pritur që Komunat t’i ndajnë termometra dhe dezinfektues.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat