Përfundon rekonstruimi i tërësishëm i Çerdhes për fëmijë "8 Marsi"

Struga

Përfundon rekonstruimi i tërësishëm i Çerdhes për fëmijë "8 Marsi"

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:18
Përfundon rekonstruimi i tërësishëm i Çerdhes për fëmijë "8 Marsi"

Komuna e Strugës në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor dhe Byron për zhvillim rajonal realizuan projektin për rekonstruim të brendshëm të Çerdhes për fëmijë "8 Marsi".

Projekti ka vlerë prej 2,3 milionë denarë, të cilat u investuan për renovimin e nyjeve sanitare dhe banjove, lyerje dhe suvatim të mureve të dhomave për argëtim, izolim të dyshemeve, ndërrimin e dyerve të hapësirave të brendshme dhe rekonstruimin e hapësirave ndihmëse dhe podrumeve.

Me përfundimin e rekonstruimit të mbrendshëm të godinës dhe rekonstruimit të jashtëm i cili u bë gjatë vitit të kaluar, godina e Çerdhes "8 Marsi" tashmë me pamje të re dhe kushte më të mira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat