Qytetarët e Strugës marshuan me mbeturina nëpër qytet

Struga

Qytetarët e Strugës marshuan me mbeturina nëpër qytet

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 09:46
Ilustrim

Në orët e vona të natës një zinxhirë mbeturinash duke filluar nga shishe plastike, qese dhe gjëra tjera u terhoqën nëpërmes qytetit të Strugës duke filluar nga bulevardi i Drinit të zi deri te Çarshia.

Organizatorët e festivalit Drimon që janë iniciatorë të kësaj parade dëshirojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me djegjen e deponisë së qytetit të Strugës si dhe t’i ndergjegjësojnë qytetarët se cfarë rreziku u kanoset nëse qëndrojnë të heshtur.

Qytetarët e Strugës më herët kishin organizuar protesta para Komunës së Strugës, por të cilat nuk kanë pasur efektin e duhur, pasi nuk u ndërmor asgjë në lidhje me pastrimin e deponisë.

Ndërsa Qeveria e Maqedonisë një ditë më parë në një seancë qeveritare, solli vendim që deponia në Strugë të zhvendoset. Por deri sot, nuk ka asgjë as edhe nga ky vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat