Ja si e përçmojnë sllavomaqedonasit shqipen, edhe atë në qytet me shumicë shqiptare

Struga

Ja si e përçmojnë sllavomaqedonasit shqipen, edhe atë në qytet me shumicë shqiptare

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 18:02
Dygjuhësia

Shkrimi i kësaj reklame që është pjesë e një fushate institucionale, konkretisht e festivalit "Drimon", tregon bastardimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Aq më shumë që, bëhet fjalë për festival që mbahet në një qytet si Struga, që, përveçse shumicën e popullatës e ka shqiptare, gjithashtu në këtë kohë "vlon" me turistë shqiptarë, si nga Maqedonia, ashtu edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

Përkthimi i tekstit nga maqedonishtja në shqip tregon se si bastardohet gjuha shqipe nga përkthyes injorantë dhe që, o nuk e njohin drejtshkrimin e gjuhës shqipe, o në këtë mënyrë, siç komentohet nëpër rrjetet sociale, ndoshta edhe qëllimisht shprehin mosrespektin ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Kaq përkthim të bastarduar, thuhet në komente, nuk do të mund të bënte as "google translate".

Kjo shpallje krejtësisht e pakuptimtë ka bërë bujë në rrjetet sociale, ashtu që është bërë thirrje për tërheqjen e saj dhe shkrimin e materialeve të tjera afirmuese dhe për proklamimin e fushatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat