Me sa vota e humbi Ziadin Sela, Strugën

Struga

Me sa vota e humbi Ziadin Sela, Strugën

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 06:44
Merko Sela

Ramiz Merko nga radhët e BDI-së arriti që t'ia merrte Ziadin Selës, Strugën me një diferencë prej 791 votash.

Raportohet  se Ramiz Merko i DI-së siguroi 13.927 vota kundrejt 13.136 votave të kreut TË ASH-së, Ziadin Sela.

Ndërkohë, Sela ka deklaruar më herët se ka qenë një proces zgjedhor i parregullt, me presione të papara direkt nga policia e shtetit.
“ Ajo që ndodhi në raundin e parë, u përsërit në raundin e dytë, ndodhi një falsifikat zgjedhor.”

Ai ka thënë se e kanë mundur Merkon në shumicën e lokaliteve shqiptare me rezultat 2 me 1. 

“Merko, vetëm kryetar i shqiptarëve të Strugës nuk mund të jetë. Ali Ahmeti, duhet të të shoh në zgjedhje parlamentare”, ka thënë Sela. 
Sipas Selës, njerëz të policisë që janë të shtabit të Merkos kanë blerë të vota.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat