Akrobatja 7-vjeçare jep shfaqjen e fundit, para emigrimit në Gjermani

Teatri

Akrobatja 7-vjeçare jep shfaqjen e fundit, para emigrimit në Gjermani

Më: 9 mars 2019 Në ora: 23:26
Akrobatja 7-vjeçare e Cirkut Kombëtar, Kejsi

Akrobatja 7-vjeçare e Cirkut Kombëtar, Kejsi po jep një nga shfaqjet e fundit, pasi në muajin prill ajo dhe familja do të vendosen në Gjermani, për të nisur një jetë të re.

“Unë atje do eci në jetë, pasi këtu nuk ka as palestër për të punuar. Po mësoj gjermanisht dhe besoj se do t’ia dal sa më mirë, bashkë me familjen”, tregon akrobatja e vogël.

Keisi akrobacinë e ka në gjak, ndërsa mësimet nuk i bën si fëmijët e tjerë.

“Fëmija im këtu as nuk promovohet e as vlerësohet. Stërvitet 4 herë në javë nga 3 orë dhe duartrokitjet janë shpërblimi. Profesionistët thonë se ti ke një diamant”, thotë mamaja e Kejsit, Manjola Bardhi.

Bashkëshorti i Manjolës punon prej një viti në Gjermani dhe sapo është aprovuar bashkimi familjar.

“Si gjithë shqiptarët e pashpresë dhe pa të ardhme për fëmijët, edhe ne do të ikim. Fëmija im nuk do të vuajë si unë”, shprehet mamaja e Kejsit.

Manjola ka punuar që 12 vjeç, pasi babai i ndërroi jetë. Ka bërë disa kurse, së fundmi “Kujdestari për moshën e tretë”.

“Vetëm për t’u ushqyer mjafton kjo punë e madhe që unë kam bërë. Ne do ia dalim në Gjermani dhe shpresojmë që fëmijët tanë të shkëlqejnë, mbase duke i dhënë emër Shqipërisë nesër”, tregon Manjola.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat