Premiera “O moj Shqipëri” shfaqet në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Teatri

Premiera “O moj Shqipëri” shfaqet në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:37
Nesër do të shfaqet premiera “O moj Shqipëri”, nën koreografinë e koreografit Pëllumb Agalliu

Baleti Kombëtar i Kosovës në kuadër të festimeve zyrtare, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, nesër do të shfaq premierën “O moj Shqipëri”, nën koreografinë e koreografit Pëllumb Agalliu.

Për këtë premierë e cila është e treta e Baletit Kombëtar për këtë vit, u tha se pas një pune të madhe, do të shfaqet nesër në mbrëmje, në Teatrin Kombëtar, duke filluar nga ora 20:00.

Profesori Ahmet Brahimaj gjatë një konference për media, tha se janë në një pozitë jo të favorshme si Balet i Kosovës për shkak të mungesës së mjeteve, por koreografit Pëllumb Agalliu ka arritur të bërë një punë të mrekullueshme.

Brahimaj: Nuk është prej shfaqjeve të lehta

“Me vënë në skenë me 27-28 balerinë për një kohë kaq të shkurtër nuk është lehët. Gjithashtu, trupa e Barletit e ka bërë punën e vet më të mirë të mundshme, meqë nuk është prej shfaqjeve të lehta me luajt, është një prej shfaqjeve që ka tempo shumë, donë shumë dinamikë, donë shumë lojë, donë shumë kërcim, kështu që nuk ka qenë lehtë edhe për kondicion, edhe me mbajt në mend gjithë ato lëvizje, me i përcjell me muzikë, me i përcjell me emocion, do të thotë është punë shumë e madhe”, tha ai.

Koreografi Pëllumb Agalliu dha detaje për poemën koreografike që do të shfaqet.

Agulliu: Poema e ndarë në tri pjesë

“Është ndarë në tri pjesë, pjesa e parë është Shqipëria e lumtur, pjesa e mesme është Shqipëria gjithmonë na kanë copëtuar dhe pjesa e tretë është çlirimi, formimi i dal nga gjiri i popullit, Ushtrisë Çlirimtare dhe pjesa që është si mbyllje, ndihma që na ka dhënë NATO në çlirimin e plotë“, tha ai.

Agalliu tha se ka besim në trupën e Baletit, pasi kjo e ka treguar disa herë që me talentin dhe mundin e tyre japin shfaqje dinjitoze.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat